VLORË- Deputetët e opozitës flasin për një gjendje ndryshe nga maxhoranca në lidhje me përmbytjet. Deputeti i PD-së Agron Shehaj po ndjek në terren situatën në disa nga fshatrat e përmbytur në Vlorë. Ai tha se situata është në prag katastrofe.

Vlora2

“Në fshatin Fitore, situata është në prag katastrofe. E vetmja zgjidhje qe jep qeveria është braktisja e shtëpive”, u shpreh deputeti, ku në takim me të prekurit kërkoi ndërhyrje emergjente për sigurinë e jetës së banorëve të izoluar nga uji.

Vlora3

Ai tha se banorët nuk kanë mjetet për të lëvizur nga shtëpitë dhe për këtë arsye kërkoi që emergjencat të zbresin dhe në zona që mbeten të paprekura. “Qeveria dhe ministrat,- tha ai,- të lenë shfaqjet para kamerave pasi qytetarët në këto orë të vështira po përballen me një katastrofë të vërtetë në temperatura të ulëta”.

Vlora4

Banorët thanë ndër të tjera se përmbytjet erdhën si pasojë e mos pastrimit prej kohësh të kanalizimeve dhe dëmtimit të territorit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: