TIRANË- Deputeti demokrat Gert Bogdani i pranishëm në takimin e kreut të PD-së Lulzim Basha me eurokomisionerin Johanes Hahn dhe në Kongresin e të djathtës evropiane EPP në Maltë ka reaguar sot ndaj lajmit të RTSH pikërisht për mesazhet e këtij takimi. Në mesazhet e zbardhura nga Maja Kocijancic thuhej se Hahn i kishte kërkuar Bashës rikthimin në parlament dhe pjesëmarrjen në zgjedhje.

Por Bogdani e quan “Fake Neës” dhe sqaron Kryeministrin se çfarë ndodhi në takimin e Bashës me Hahn, ku vet deputeti Gerti Bogdani ishte i pranishëm.

Bogdani ka edhe një paralajmërim për kryeministrin, të cilin e këshillon të mbajë pranë celularin këto ditë.

DEKLARATA E BOGDANIT
Një sqarim për ‘fake neës’ nga RTSH-ja dhe nga ‘ngazëllimi’ i Kryeministrit sot për takimin e Bashës me Hahn!
E para – Në pjesën më të madhe të takimit me Bashën, komisioneri Hahn ishte i vetëm, i pashoqëruar nga staf.

E dyta – Maja Kociancic nuk është zëdhënëse e tij, por zëdhënëse e Mogherinit, ish-komuniste, sot socialiste, që për rrjedhojë nuk mund të ishte prezente në Kongresin e të Djathtës Europiane, EPP, në Maltë. Shefja e strategjisë për mediat e komisionerit Hahn, është Annemarie Huber.

E treta, e vërteta – lajmi i vetëm në këtë rast, është fakti që fatkeqësisht gazetarë/korrespondentë ‘mercenare’ të pushtetit u paguakan edhe nga taksat e shqiptarëve si punonjës të RTSH!!!

P.S. Mbase Rama këtë e ka patur si lajm 1 Prilli, megjithëse 1 Prill i ka patur të 4 vitet e qeverisjes!!! E kush gënjen atëherë?!?!

Edhe së fundmi, një këshillë për kryeministrin e 1 Prillit, le ta mbajë cel afër këto ditë, jo për të porositur lajm te mercenarët, as për të pritur ‘fake neës’, por nga… e di vetë ai!!!

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb