Deputeti i Elbasanit, Endri Hasa, publikon një video tronditëse të ndotjes së ajrit në Elbasan gjatë natën nga rafineria e përpunimit të naftës. Sipas tij, rafineria e firmës RBH Beline përpunon naftë atje pasi qeveria e pajisi me licencë konçesionare 30-vjeçare.

Rafineria ndot edhe mjedisin e fshatrave dhe zonës përreth, arsye për të cilën banorët protestuan para zgjedhjeve, por u gënjyen nga Taulant Balla me premtimin se rafineria do të ndërpriste punën derisa të përmbushë kushtet sipas licencës. Në të tilla kushte licenca koncesionare duhej anuluar nga Ministria e Damian Gjiknurit, por shëndeti i qytetarëve të Elbasanit nuk është prioritet i qeverisë”, deklaron deputeti i PD. Hasa i kërkoi prokurorisë ndërhyrje urgjente.

“Helmimi vazhdon! Populli i Elbasanit i dënuar të thithë tymin e rafinerisë. Ky është krim, është vrasje. Prokuroria të ndërhyjë urgjentisht!

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb