TIRANE- Nënkryetari i Kuvendit, Edi Paloka ka paralajmëruar se shumë shpejt do të hapet një tjetër dosje për kryeministrin Edi Rama, që është ajo e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

Në një mesazh në faqen e tij të ‘Facebook’-ut deputeti i PD-së theksoi se maxhoranca fryhet si gjel ndaj opozitës.

MESAZHI I PALOKËS
Shume shpejte do te hapet dhe nje dosje tjeter per Edvin Ramen, ajo e Gjushit.
Kryetari i PD e akuzoi per bashkepunim me bandat ne Durres. Ne fakt Gjushi, ashtu si shefi i tij, eshte i keqperdorur, madje shpesh dhe i keqtrajtuar nga bandat. Po per te kjo nuk ka rendesi, rendesi ka qe kur vijne zgjedhjet, bandat t’i cojne votat Gjushit dhe Rames. Kaq ju duhet, pastaj keta qe rrine si te menderosur perpara krimineleve ordinere, fryhen si gjela ndaj opozites. Do ti shohim shpejte kur t’ju kenë rënë të gjitha puplat se çfarë soj trimash jane…
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb