Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

VIDEO/ Deputeti i PD rrëfen sekretin: Ç’më ndodhi me Bankën në Angli kur morën vesh që u futa në Kuvend

agron shehaj

TIRANE – Agron Shehaj, deputeti i ri i Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës mbajti dje fjalën e tij të parë Kuvend. Edhe pse u prit me të qeshura nga kundërshtarët e tij politikë, deputeti demokrat ngriti një sërë shqetësimesh.

Pas dëshirës së shqiptarëve për t’u larguar nga Shqipëria dhe disa problemeve të tjera ai përmendi dhe faktin se politikanëve shqiptarë nuk u lejohet të kenë llogari bankare në Angli.

“Kryeministri po na flet se do të bëjë certifikata online. Unë nuk jam marrë me politikë. Por, ku u zgjodha pas tre ditësh më morën në telefon nga banka në Angli z.Kryeministër. Më thanë që duhet të mbyllja llogarinë në bankë. Sipas rregullit në Angli, edhe bankave nuk u lejohet që të hapin llogari bankare për politikanët shqiptarë. Mbase një pjesë prej jush e dinë. Unë nuk kisha llogari bankare, kisha një llogari biznesi. Kush e di pse? Kush e di pse? Mesa duket ju njohin mirë. Nuk iu hapin dot asnjë llogari bankare, imagjinoni si e keni katandisur veten. Lëreni shfaqjet”, tha Shehaj gjatë fjalës së tij.

(e.f/BalkanWeb)


Komente ( 8 )

  • E degjova fjalimin e tij dhe mu duk shume serioz dhe me erdhi per te qare ku jetojme jo per te qeshur. Zoteria deputet te gjitha faktet i kishte nga institucionet nderkombetare dhe jo te sajuara. nga mediat e kazanit te cilat nuk kane asnje rresht mbi keto ceshtje te ngrituara nga ai. Me tmerron fakti qe do vazhdojme te qeverisemi nga nje mazhorance e tille analfabete, fodulle dhe halabake. Kur dikush flet minimumi degjohet o shpellare sepse perfaqson mijera demokrat te zones se tij. #halabake

  • Po le te mbushin dyshekun me lek mos ti qojne ne banka!

  • NE

    ç’te duhen fjalimet o gone , bjeru kokes me fakte. Fol edhe pak per biznesin tend qe te jesh transprent fare. Pasqyr.

  • Jj

    Iraq,Siri,Afghanistan,Shqiperi
    E gezofshi ore shqipetare qe keni ngelur ne Shqiperi qeverine e re
    Merruni me politike se u mbush stomakun por keto qe tha ky zoteria deputet eshte per te qare jo per te qeshur

  • Foli ky bq qe i mban ne trajnim ne call center tall gajdexhien si paguan sigumet le rroge jo e jo. Ky eshte per tu var i pari me litar.

  • Megjithese qeshen pasi nuk ishin mesuar me te foluren e zoterise qe se si ju dukej, shifrat dhe faktet qe paraqiti ne se jane te verteta jane tronditese, jane kuje e zeze. Une nuk e njoh fare zoterine, bile nuk njoh asnje prej tyre, jam rehat qe nuk i njoh, por keshtu duhet bere opozita me shifra dhe fakte, jo duke folur kot me kot me partishmeri. Nqs kryetarit te parlamentit i ndalohet hyrja ne USA per lidhje me krimin dhe trafiqet, politikaneve shqiptare ju ndalohet te hapin llogari bankare ne GB, pa llogaritur te tjerat si dekriminalizimet etj.,dmth qe vendet anglo-saksone na qe jane djepi i demokracise moderne, na paskan hequr vizen. Me nje fjale politikes tone i paska marre m..i shalet. Mjere populli thuaj.

  • O Gone, te doli parashikimi per Majlinden Ministre ne Kabinetin Rama?

  • t

    U qeshen me shehaj,por po qesh ai tani me keta qeveritare qe anglia nuk i lejon te hapin depozita

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.