TIRANE – Agron Shehaj, deputeti i ri i Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës mbajti dje fjalën e tij të parë Kuvend. Edhe pse u prit me të qeshura nga kundërshtarët e tij politikë, deputeti demokrat ngriti një sërë shqetësimesh.

Pas dëshirës së shqiptarëve për t’u larguar nga Shqipëria dhe disa problemeve të tjera ai përmendi dhe faktin se politikanëve shqiptarë nuk u lejohet të kenë llogari bankare në Angli.

“Kryeministri po na flet se do të bëjë certifikata online. Unë nuk jam marrë me politikë. Por, ku u zgjodha pas tre ditësh më morën në telefon nga banka në Angli z.Kryeministër. Më thanë që duhet të mbyllja llogarinë në bankë. Sipas rregullit në Angli, edhe bankave nuk u lejohet që të hapin llogari bankare për politikanët shqiptarë. Mbase një pjesë prej jush e dinë. Unë nuk kisha llogari bankare, kisha një llogari biznesi. Kush e di pse? Kush e di pse? Mesa duket ju njohin mirë. Nuk iu hapin dot asnjë llogari bankare, imagjinoni si e keni katandisur veten. Lëreni shfaqjet”, tha Shehaj gjatë fjalës së tij.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb