Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin e Mandateve, Ulsi Manja, i ka shtruar pyetjen prokurorëve se nëse mjafton një material i përkthyer apo lajme portalesh për të çuar ish-ministrin Saimir Tahiri prapa hekurave.

Manja gjithashtu tha se nëse prokurorët ishin në dijeni të ndryshimeve kushtetuese, sipas të cilave letërporosia e tyre e dërguar drejt autoritete italiane duhej dërguar më parë në Ministrinë e Drejtësisë.

Ulsi Manja: Një pjesë e materialeve kanë ardhur, dhe po përkthehen materialet që kanë vlerë për hetimin. A jeni në dijeni të ndryshimeve kushtetuese, letërporosia ka procedurë tjetër që administrohet. Kjo letërporosi që ju i keni nisur autoriteteve italiane, a ka kaluar nga ministria e Drejtësisë?

Gentian Osmani: Midis republikës së Shqipërisë dhe Italisë ekziston një marrëveshje ku aktet janë dërguar drejtëpërdrejtë nga autoritetet italiane dhe autoritet shqiptare. Referuar marrëveshjes, materialet kanë ardhur drejtëpërdrejti tek Prokuroria e Përgjithshme.

Ulsi Manja: A mendoni ju se një procedim penal, i filluar me 17.10.2017, i nisur me një lajm portalesh përbën bazën e mjaftueshme të çoni në burg deputetin e Shqipërisë apo çdo qytetar? Kam pyetje për prokuroren Ymeraj, a mendoni se në 48 orë në një shkrim gazete dhe material me 416 faqe në portale, është bazë e mjaftueshme të kërkoni arrestimin e një qytetari shqiptar?

Besim Hajdarmataj: Ne këtë fazë e kaluam se e diskutuam më përpara. Ne kemi pasur precedime të tjera, por ky precedim na shërbeu që të vazhdojmë hetimin.

Elizabeta Ymeraj: Në funksion të asaj që pyetet, Prokuroria për Krimet e Rënda ka regjistruar këto fakte penale për trafikim droge. Këto materiale i shërbyen Prokurorisë për të kryer hetimin. Nisur nga situata të tilla që kanë të bëjnë me veprimtari kriminale, trafikimi lënde narktoike, përgjime ambjentale, krijohet baza e mjaftueshme e të dhënave që personi në hetim ka kryer vepra penale.

 (e.f/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb