TIRANE– Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kreu i komisionit të Ekonomisë dhe deputeti socialist, Erion Braçe thotë se gjatë mbledhjes që zhvilloi sot Komisioni ka kërkuar bashkë me deputetët e tjerë që të përjashtohen nga tarifa disa kategori të caktuara. Brace thotë se kuksianëve nuk ua zgjidh hallin PD-LSI, por po i përdorin për të marrë pushtetin.

Statusi i plotë:
Sot, ne komisionin për Ekonominë dhe Financat ne Kuvend, une dhe koleget e mi deputete, kërkuam nga ministri i Financave e Ekonomisë dhe Qeveria:

1- Perjashtimin nga pagesa e Tarifes se Perdorimit te rruges Milot- Morine te, banoreve te zones rreth autostrades ne Kukes qe, per nevoja te shkuarjes ne shtepite e tyre apo te perdorimit te pronave te tyre, ju duhet te hyjne e te levizin ne autostrade.

2- Perjashtimin nga pagesa e Tarifes se Perdorimit te rruges Milot- Morine te, autobuseve dhe mjeteve te tjera qe kryejne transportin publik te banoreve te zones duke levizur ne autostrade.

3- Mundesine e perjashtimit nga pagesa e Tarifes se Perdorimit te rruges per, mjetet qe perdoren nga shtetas qe jane para e tetraplegjike.

4- Adresimin e qarte dhe konkret te fondit te kompesimit tek autoritete te besueshme, me qellim perdorimin e ketij fondi vetem per njerez qe preken nga vendosja e Tarifes se Perdorimit te rruges.

5- Auditimin e plote te ndertimit te rruges Rreshen-Kalimash-Morine, posacerisht auditimin e demit te shkaktuar ne vitin 2009 ne tunelin e Thirres- hapur para kohe per nevoja politike, informimin e komisionit rreth ketij auditimi dhe kallezimin e cdo pergjegjesi per demin e rezultuar.

VO: Do i lutesha cdo perdoruesi ne media, te jete korrekt e te mos spekuloje me tituj politike rreth gjithe sa me siper.

Vetem politike si duhet kujt ne kete rast e ne Kukes. Po ua them edhe kuksianeve qe jane ne nevoje; Politika e PD e LSI-vendimmarres ne rastin tuaj, nuk u zgjidh hallin e kalimit ne rruge, thjesht po kerkon tu perdore per qellimin e saj unik e politik: PUSHTETIN!

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: