TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja ishte njëri prej atyre që qëndroi brenda mbledhjes me dyer të mbyllura në Këshillin e Mandateve dhe Rregullores, ku kërkohet heqja e imunitetit të ish-ministrit Saimir Tahiri.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24, Manja zbuloi disa detaje të provave sekrete që prokurorët paraqitën sot në këtë mbledhje.

Manja tha se është për tu habitur, por prokurorët s’kishin asnjë provë më shumë se disa materiale që i dispononte edhe demokrati Gent Strazimiri.

Pasi mbaroi seanca publike kujtova se në seancën me dyer të mbyllura do na vënë në dispozicion prova. Jam befasuar kur prova që ata kishin ishte një material nga ato 416 faqet e bëra publike në media dhe portale që çuditërisht me firmë e kishte Gent Strazimiri, pra një pjesë të këtij materiali e dispononte deputeti i PD”,- tha Manja.

Mes të tjerash socialisti Manja se Prokuroria e Katanias nuk ka akuzë për Saimri Tahirin, ndërsa prokuroria jonë ka. Po ashtu, ai inkurajoi organin e akuzës që të vijojë me hetimet.

“Edhe në diktaturë, pavarësisht proceseve të manipuluara, i nxirin nga dy-tre dëshmitar të rremë. Minumumin duhet të respektojmë Kushtetutën. Prokurorët para atij këshilli prezantuan materialet e gazetës nga fillimi në fund. Të tre prokurorët kam punuar. Njërën nga Prokurorët, Elizabeta Imeraj, e kam pasur kolege. Prokuroria e Katanias nuk ka akuzë për Saimri Tahirin, ndërsa prokuroria jonë ka. Ne inkurajojmë prokurorinë shqiptare për të vijuar hetimet.”, tha Manja.

Po ashtu, ai theksoi se prokurorët sot në mbledhjen e Këshillit të Mandateve të Rregullores jo vetëm që nuk kishin prova, por as indicie. Ai tha se pozicionin e Tahirit do e vendos prokuroria.

“Absurdja ishte se pse kërkohej arrestimi i Tahirit; rrezikun e ikjes, të dëmtimit të provave, apo për tu larguar nga Shqipëria. Po mirë, bllokoi pasaportën. Po cilat prova do fshehi Saimir Tahiri? Po shkuam me këto teori, edhe Sali Berisha që ishte Kryeministër, ka lidhjet e veta i bie në Kryeministri. Prokurorët jo vetëm që nuk kishin prova, por as indicie. Opozita atë punë ka, nëse ka merak drejtësinë, le të vijë të bashkohet me shumicën. Saimir Tahirin e shoh në pozicionin e deputet të PS-së, ndaj të civilit ka një hetim nga Krimet e Renda, le të presim rezultatet e atij hetimi. Për pozicionin e tij le të vendos drejtësia.”, pohoi ai.
(m.a/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: