TIRANE- I ashpër ka qenë reagimi i deputetit të PS-së Pjerin Ndreu për kolegët e tij të opozitës, ku këta të fundit do të shkojnë nesër në seancën gjyqësore në Shkodër për 11 protestuesit e arrestuar.

Përmes një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Ndreu theksoi se ‘qurravitjet e opozitës se gjoja u dhemb barku për kuksianët, ngjajnë si lotët e gruas që vrau burrin’.

REAGIMI I NDREUT
Keta qurravitjet e opozites gjoja se ju dhemb barku per kuksianet, ngjajne si lotet e asaj gruas qe kishte vra burrin bashke me dashnorin dhe kerkonte drejtesine e munguar ! Luli, ktheju kuksianeve 230 milion dollare qe ju vodhe, sepse dalim ne deputetet e mazhorances garant per tarife zero per perdoruesit e shpeshte te rruges !
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb