Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka komentuar vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Në një prononcim për RTV Dukagjinin, ai ka thënë se dialogu do të jetë i dhimbshëm vetëm për Kosovën, e jo për Serbinë. “Serbia e ka garantues Hashim Thaçin, i cili po thotë se dialogu do të jetë i dhimbshëm për të dyja palët, por unë them se dialogu nuk është i dhimbshëm për të dyja palët, por do të jetë i dhimbshëm vetëm për Kosovën”, ka thënë Selimi.

Sipas tij, duke u futur në dialog, Thaçi mbetet mbrojtësi më i madh i interesave të Serbisë në Kosovë. “Hashim Thaçi mbetet mbrojtësi më i madh i dialogut. Dialogu është interes i Serbisë, dhe rrjedhimisht i bie që Thaçi mbetet mbrojtësi më i madh i interesave të Serbisë në Kosovë”, është shprehur Rexhep Selimi.

Nga takimi i së dielës mes Thaçit dhe Vuçiçit, Selimi thotë e pret vetëm rezultate negative për Kosovën. “Presim që Serbia të hedhë edhe një hap më tutje, dhe t’i korrë rezultatet e bisedimeve me anë të marrëveshjeve që presin në radhë për tu bërë”, ka shtuar më tej deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb