Deputeti i LSI-së, Gjovalin Kadeli është nisur me urgjencë jashtë shtetit për të marrë ndihmë mjekësore për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Deputeti vuan nga ‘Pankreati Akut’ dhe është në gjendje të rënduar shëndetësore. Kadeli shoqërohej nga ministri i Drejtësisë Petrit Vasili deri në aeroportin “Nënë Tereza”, shkruan Syri.net.

Të njëjtat burime nga QSUT bëjnë me dije për Syri.net se deputeti i LSI është nisur drejt Italisë me avion sanitar rreth orës 22:00. Gjovalin Kadeli ka qenë i shtruar prej disa ditësh në QSUT, por gjendja e tij u përkeqësua mbrëmjen e sotme dhe u nis jashtë Shqipërisë nga aeroporti i Rinasit për t’u trajtuar me metoda më të specializuara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: