TIRANE- Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj, ka reaguar lidhur me situatën me zjarret në vendin tonë. Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Mehmetaj i sugjeron kryeministrit Rama që të thërasë një mbldhje urgjente për të marrë masa për zjarret.

“Sugjerim ?❌?!
Në vazhdën e mbledhjeve urgjente, me pretekst koalicionin me qytetarët, i them kryeministrit të thërrasë menjëherë zjarret ? në kryeministri. Përfundimi i mbledhjes të jetë: pushim i menjëhershëm nga puna i zjarreve në të gjithë Shqipërinë.

Kështu, në daljen publike të rradhës, kryeministri do e ketë gati shfajësimin edhe nëqoftëse do të jetë djegur i gjithë vendi”, shkruan Kejdi Mehmetaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: