Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
FLASH

Deputetja e PD: Beteja e Ramës s’është me informalitetin, por me biznesin e vogël

Tabaku

TIRANE- Deputetja e PD-së Jorida Tabaku ironizoi protestën e sotme të shoqatave të biznesit. Me anë të një statusi në Facebook, ajo thotë se qeveria Rama betejën nuk e ka me informalitetin por me biznesin e vogël.

STATUSI I PLOTE
Sot qeveria bëka protesta për vendosjen e TVSH tek biznesi i vogël!
Dikur Fronti Demokratik dërgonte ankesa në Komitetin Qendror se beteja kundër kulakëve nuk qe në nivelin e duhur, sot shoqatat qeveritare të bizneseve angazhohen gjoja në protesta edukative për të shtyrë qeverinë në vendosjen e masave anti-informalitet. Një vijë e hollë ndan hipokrizinë e djeshme me atë të sotmen.
Që të kuptohemi, Partia Demokratike është kategorikisht kundër informalitetit por ne problemin nuk e shohim tek biznesi siç qeveria dhe shoqatat e qeverisë e shohin. Për ne informaliteti në ekonomi lindi dhe erdhi si rezultat i rritjes së taksave, represionit policor, korrupsionit e ndryshimit të shpeshtë të ligjeve që vështirësojnë rregullat tatimore. Të gjithë këto faktorë mbyllën bizneset, ulën konsumin, larguan investitorët dhe prodhuan besimin më të ulët të bizneseve në rajon. Ndryshe nga ne dhe shumica mendon qeveria socialiste e cila ka gjithë këto ditë që përpiqet të na bindë që taksat e larta dhe shtrëngimi tek bizneset e vogla do të prodhojë parajsën ekonomike që ajo propagandon.
Duan t’i vendosin TVSH-në biznesit të vogël, një kioske që mban me jetë dhe me para një familje apo më saktësisht 100 mijë bizneseve të vogla që ofrojnë produkte dhe shërbime që sot për sot janë përjashtuar nga TVSH. Në kundërshtim me çdo vend të rajonit, qeveria dëshiron të ulë pragun e TVSH-së në 0 lekë për biznesin e vogël që prodhon 0.5% të ardhurat e PBB-së. Duan t’i heqin bukën e gojës 40% të punësuarve në vend vetëm e vetëm për të kënaqur një sektor të caktuar të bizneseve.
Ne nuk jemi dakord! Kjo nuk është një masë formalizuese dhe as nuk do të prodhojë më shumë të ardhura për buxhetin e shtetit, në të kundërt do të rrisë më shumë shpenzimet administrative për Drejtorinë e Tatimeve. Gjithashtu do të rëndojë edhe xhepat e qytetarëve të cilët do të duhet të paguajnë më shtrenjtë për produktet e tyre që do të blejnë. Por, mbi të gjitha, kjo taksë deformon tregun dhe nuk lejon incentivën e lirë të qytetarëve.
Beteja e qeverisë Rama ka qenë përherë e drejtuar jo ndaj informaliteti por ndaj biznesit të vogël. Beteja e tij ka qenë e fokusuar në interesa të ngushtë personalë që janë fshehur përherë nga gjoja kauzat e drejta, pretendimi se kjo masë do të rrisë mbledhjen e të ardhurave është gënjeshtra e radhës e një staliniste me petkun e liberalit i cili në katër vite i rriti taksat me 1.5 mld USD për shqiptarët dhe mblodhi të ardhura njësoj sa qeverisja e taksës së sheshtë, 26% e PBB. Duke qenë niveli më i ulët i mbledhjes së taksave në rajon edhe sipas FMN-së.
Asnjë vend nuk ka mundur ta formalizojë ekonominë me dhunë e me dajak! Biznesi i vogël duhet konsideruar si bashkëpunëtor dhe jo si armik, si punëdhënës dhe jo si ilegali i radhës që duhet zhdukur.

(BalkanWeb)


Komente ( 7 )

  • Bravo Razarta Kutrolli-t,tani qe na e skjaruat ju,do fleme te qete,bile edhe kryeministri do jete me i vendosu,per te korrur informalitetin,qe na e paskan mbjelle dhe kultivuar qeveria e mepareshme.

  • Mos bej gjoja sikur beni ironi se vec sa dilni qesharak. E dim qe te gjithe se ca katrahure lat mbrapa si per pjesen e kanabisit po ashtu dhe ne luften me te rendesishme sic eshte ajo e informalitetit. keshtu qe boll dolet se na e shpifet.

  • znj.Tabaku vazhdoj te insistoj qe te merreni me familjen tuaj po si duket nuk dashkeni te degjoni. A e kuptoni qe dukeni totalisht patetik sa her qe dilni ne tv duke “mbrojtur te drejtat e qytetarve”?

  • ik moj jorid mos fol se nuk ke goj pasi ishte partia jote qe e coi vendin ne faliment total. ti vet njeher ske si te flasesh se vec veshja kur shkon ne parlament shkon diku te 2000$, pa permendur aksesoret se shkojne akoma dhe me shume. eshte nje shifer shume e frikshme per ta justifikuar vec me nje page deputeti.

  • Informalitetin e ka mbjelle dhe kultivuar qeveria juaj nder vite. kete te gjithe e dine. problemi eshte qe nuk mund te vazhdohet keshtu. Patjeter qe problemi eshte me biznesin sepse nje qeveri e majte ka si synim uljen e pabarazise dhe ka si prioritet qytetaret e thjeshte dhe jo bizneset qe sa vjen dhe me shume jane informale. kjo duhet luftuar. cdo gje duhet te jete e deklaruar pasi ne fund te dites cdo veprim si i biznesit ashtu dhe i qeverise e ka efektin tek populli.



Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.