TIRANE– Gjatë fjalës së saj në Komisionin e Medias, deputetja e PD Jorida Tabaku tha se po grabitet prona private dhe ajo publike. Tabaku tha se identiteti i Tiranës po shkatërrohet dhe po deformohet nga ndërtimet në prona publike.

“Ajo që unë dua të ngre si shqetësim kryesor lidhet me grabitjen e pronës publike dhe pronës private. Prona publike merret dhe i jepet privatit i falet një biznesi privat ndërkohë që bizneset vazhdojnë dhe zhvillojnë pronën publike e private, qytetaret e Tiranës nuk e kanë të mundur ta zhvillojnë pronën e tyre. Ndërkohë që falet dhe grabitet prona publike dhe private qytetarët e Tiranës nuk e ndërtojnë sepse u shkon sekseri bashkisë dhe kërkon 20% e tij kërkon pjesën e tij për çdo ndërtim që bëhet në Tiranë. Sot qytetarët e Tiranës janë duke u rrënuar në shtëpi qerpiçi sepse lejet jepen vetëm tek miqtë e Kryetarit të Bashkisë. Identiteti i Tiranës po shkatërrohet totalisht.

Nuk e di a e mbajnë mend qytetarët e Tiranës kinemanë e vjetër të qytetit. Ku është kinemaja? Nuk e mbajnë mend se është ndërtuar një pallat nga Kryeministri i sotëm. A i mbajnë mend qytetarët e Tiranës ndërtesat historike të këtij qyteti ?Jo nuk i mbajnë mend ! Se çdo gjë po zhduket, Tirana po deformohet qëndra e qytetit po mbingarkohet me ndërtime dhe të gjithë do vijnë e do ndërtojnë në Tiranë në prona publike në qendër të qytetit ndërkohë që prona private larg qendrës së qytetit po rrënohen. Ky është modeli që solli Rama ! Ky është modeli që po sjell dhe Veliaj!”- tha Jorida Tabaku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: