Është shfaqur pak më rrallë në publik, por arsyeja është aq e ëmbël sa nuk mund ta besoni. Po flasim për deputeten simpatike të Partisë Demokratike Jorida Tabaku, e cila pret të bëhet nënë, madje e dy binjakëve.
9fba803c160af2ae8ce5d53aed8a2d14

Lajmi është përhapur me shpejtësi nëpër portale sot, ndërsa mësohet se deputetja është më muajin e pestë të shtatzanisë.
2e44f6e48c2a7c4dad6711efb6e1008a
Po të shohësh me vëmendje fotot e realizuara sot në Çadrën e Lirisë, aty ku Partia Demokratike proteston që nga 18 shkurti, vihen re format e rrumbullakosura të deputetes.

Edhe pse e ka pallton të mbërthyer, ngjyra e bardhë e vë në dukje rrumbullakësinë e barkut, ndërsa deputetja 37-vjeçare duket paksa e ndryshuar edhe në portret ku i dallohet ai shkëlqimi që të jep pritja e një fëmije.
26f1f1ebecbc54ffa4d2a25230579ead
Kujtojmë se deputetja është e martuar me Saimir Sallakun, me të cilin është njohur në mjediset e Fakultetit Ekonomik ku kanë qenë të dy pedagogë.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb