TIRANE– Seanca e djeshme parlamentare degradoi në sharje dhe ofendime mes deputetit të Partisë Demokratike Flamur Noka dhe deputetit Erjon Braçe. Ky i fundit u godit nga Noka me broshurën e rregullores pasi Braçe ofendoi ish kryeministrin Sali Berisha. Për veprimin e tij deputeti Flamur Noka u përjashtua 10 ditë nga Kuvendi, ndërsa u shpreh gjatë ditës së djeshme se u përjashtua si armik politik i qeverisë. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale deputetja e Partisë Socialiste Ledi Shamku, e cila merr në mbrojtje Braçen dhe shkruan se Noka është armik i qytetërimit.

Statusi i Ledi Shamkut:

“Jo, Flamur, ti nuk je “armik politik”, siç e quajte veten. Fjala politikë ka në rrënjë të saj fjalën “polis” – qytet. Dhe qytetet kanë qytetërim. Në këtë kuptim, ti je bash antipolitik. Të kisha dy metra larg sot, kur zgjodhe (si përherë xhanëm) të përdorje duart në vend të fjalëve; krahun në vend të mendjes. I kemi ca miliona vjet ne njerëzit që kemi zbritë nga pema dhe kemi mësuar të flasim. U përjashtove si antipolitik, si armik i qytetërimit, meqënëse don patjetër ta quash veten armik. Së paku ta dish armiku i kujt je!”, shkruan Shamku.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: