E ftuar në emisionin “Fair Play nga Enkeleida Zeko” në “News 24”, Kejdi Mehmetaj, deputetja e LSI, ka dhënë mendimin e saj për paraqitjet e Ronaldo-s në dy ndeshjet e para të Botërorit. Pas kësaj ajo ka bërë një krahasim të portugezit me Lionel Messi-n.

“Ronaldo nuk është thjeshtë një talent, por një talennt që e xhvillon dita ditës atë potencial që ka. Puna që ai bën para se të zbresë në fushë është dyfish nga ajo e të tjerëve.

Messi nuk e ka atë lidhjen që Ronaldo ka me kombëtaren. Ndryshimi më i madh i Messi-t me Maradonën ishte se ky i fundit bënte gjithçka që ‘albiçelestët’ të fitonin.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb