Maqedonia ishte fëmija problematik i Ballkanit – vetëm se tani qeveria e re kërkon të demokratizojë vendin. Është një detyrë e vështirë që gjithmonë duhet të përllogaritet me shtetin fqinj Greqinë, shkruan fillimisht “Der Spiegel”.

Kriza qeveritare e Maqedonisë – tashmë kaloi. Me ish-shefin qeveritar Nikola Gruevski, që kontrolloi shtetin nga 2006 deri në mes të këtij viti, Maqedonia gjithmonë e më shumë shkonte drejt autoritarizmit dhe nacionalizmit. Falsifikime zgjedhore, afera korruptive dhe skenare për konflikte etnike mes maqedonasve dhe shqiptarëve ishin disa nga dukuritë e krizës së rëndë shtetërore në tre vitet e fundit – dhe shumë herë konflikte të dhunshme.

Sipas autorit Keno Verseck, i cili ka intervistuar ministrin e jashtëm Nikola Dimitrov, qeveria e re në 100 ditët e qeverisjes ka arritur me një kohë elitë të reformojë vendin.

“Pritjet dhe shpresat e shoqërisë maqedonase janë shumë të larta”, tha ministri i jashtëm Nikola Dimitrov gjatë bisedës me SPIEGEL ONLINE.

“Ne kemi fituar shansën e dytë, për të krijuar një shtet të vërtetë të demokracisë europiane. Këtë mundësi duhet ta shfrytëzojmë”.

Kryeministri Zoran Zaev ka detyra të vështira dhe disa prej tyre janë:
Të zgjidhë konfliktet me shtetet fqinje
Të zgjidhë me drejtësi kërkesat e shqiptarëve
Të mbrohet nga sulmet e nacionalistëve maqedonas
Të gjejë rrugëdalje nga gjendja e vështirë ekonomike dhe sociale e vendit.

Më pas media gjermane thekson se problemi bazë i zhvillimit të Maqedonisë si shtet është konteksti i emrit me Greqinë, që daton nga pavarësia në 1991. Kjo pasi Maqedonia është “hipotekuar” nga një provincë veriore greke, dhe për këtë ndërkombëtarisht Maqedonia shpesh paraqitet me emrin provizor FYROM: Former Yugoslav Republic of Macedonia.

Ky konflikt ka shkaktuar bllokimin e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe në avancimin në bisedimet me BE. Qeveria e Gruevskit filloi ndërtimin arkitektonik të Shkupit, sipa një arti antik të Disneyland dhe si një sulm frontal kundër Greqisë.

Ministri i Jashtëm grek Kotzias vizitoi në mes të javës së kaluar Shkupin dhe kjo tregon se qeveria e ardhshme është e gatshme për kompromis.

“Por nga ne nuk mund të pritet që të japim shpirtin dhe dinjitetin tonë”, tha ministri i Jashtëm maqedonas Dimitrov, duke nënkuptuar se ata do mbesin maqedonas.

“Është mjaft e rrezikshme të bllokohet një vend, siç po ndodh me Maqedoninë”.

Ndërkaq Zaevi në një kohë rekord ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Bullgarinë dhe në të ardhmen pritet edhe takimi i dy kabineteve qeveritare mes Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Megjithatë kompromisi më i vështirë është me Greqinë, dhe për zgjidhjen e këtij konteksti nuk është optimist as politologu grek, Ioannis Armakolas Universiteti i “Makedonien” në Selanik.

Ai kujton rastin kur ekipi i të rejave greke në hendboll, refuzuan të luanin me koleget e tyre në Shkup, pasi në fanellat e tyre shkruante “Macedonia”. Në Athinë kjo u duartrokit dhe presidenti grek Prokopis Pavlopoulos i emërtoi vajzat greke si heroina./Bota sot/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb