“Ambasadorja e BE në Tiranë Romana Vlahutin dhe familjaret e saj janë 24 orë nën ruajtjen e policëve të armatosur. Sidomos kohët e fundit janë rritur kërcënimet mbi të dhe kjo ishte e qartë pasi do ishte e vështirë të zbatoje një reformë gjyqësore në Shqipëri me korrupsion endemik. Edhe vetë të brendshmit janë habitur nga presioni i madh”.

Kështu shkruan gazeta e njohur austriake “Der standard” e cila i kushton një artikull të posaçëm këtë të mërkurë reformës në drejtësi në Shqipëri. Shkrimi vijon me vështirësitë që has zbatimi i reformës në drejtësi duke kujtuar punën dhe këmbënguljen e ambasadorëve Lu dhe Vlahutin.

der standard

“Për herë të parë në historinë e gjyqësorit shqiptar kërkohet heqja e prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar. Madje disa prej tyre janë të lidhur me kriminelë që kanë instaluar njerëzit e tyre në politike dhe kjo ka shkaktuar shumë nervozizëm”.

Në shkrim kujtohet dhe fakti se ambasada amerikane në vend ka vendosur refuzimin apo bllokimin e vizave për zyrtarë, gjyqtarë e prokurorë. Këta të fundit thuhet më tej kanë nisur të kenë frikë për kriminelët që kanë liruar duke përfituar nga korrupsioni dhe duke rritur pasuritë e tyre.

Por dhe politikanet janë të shqetësuar shkruhet më tej pasi rastet e korrupsionit janë të njohura në vend. Gazeta kujton letrën që ministri i LSI-së, Petrit Vasili i drejtoi kreut të Shtetit, për bordin e ONM, për të cilin tha se është mbi Kushtetutën dhe si i tillë i papranueshëm.

“Në krye të kritikave ndaj ONM është ministri i Drejtësisë, i partisë në koalicionin qeverisës, LSI. Palët nuk kanë rënë dakord për këtë rast. Sepse s’është dakord LSI e udhëhequr nga ‘kingmaker’ i politikës shqiptare Ilir Meta, por SHBA dhe BE duan të bashkëpunojnë me kryeministrin Rama”, shkruhet me tej.

“Meta, i cili ishte kohët e fundit në Vjenë, nuk dëshiron të flasë me detaje por shprehet se e gjithë kjo do sqarohet gradualisht”. Në fund theksohet edhe sulmi ndaj Vlahutin, teksa u akuzua si sorosiane.

“Se sa nervozë janë bërë oligarkët në Shqipëri, e tregon fushata aktuale kundër Vlahutin të BE. Ajo akuzohet se është e lidhur me miliarderin dhe filantropin Xhorxh Soros. Përpjekje të ngjashme për diskreditim ka pasur për një kohë të gjatë edhe në Maqedoni” shkruan Der Standard.

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: