CERRIK– Kompensimi i blegtorëve, kafshët e të cilëve janë dëmtuar nga Dermatoza Nodulare, ka vazhduar sot në Qarkun e Elbasanit, pas shpërndarjes së lopëve në Dibër, Kukës dhe Has. Në këtë ceremoni e cila u zvillua në një prej zonave më të prekura në Elbasanit, pranë Cerrikut, merrte pjesë Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti. Për fermerët e Qarkut Elbasan, ditën e sotme u dërguan 80 lopët e para, si pjesë e sasisë së 288 të dërmtuarve nga Dermatoza në këtë qark.

“Ky është një moment mjaft i rëndësishëm për ne dhe për ju, që e kemi pritur të gjithë prej shumë kohësh”, iu tha ministri blegtorëve që ndodheshin në këtë aktivitet që që morën kafshët e tyre”. Sipas tij ky moment shënon dhe mbajtjen e një premtimi për ju dhe që për familjet tuaja është mjaft i rëndësishëm.

Duke folur për lopët që po kompensoheshin, Panariti theksoi se, “u konsultuam me specialistët më të mirë për të përzgjedhur rracat, sepse veç kompensimit kokë me kokë, duke ruajtur numrin e popullatës së gjedhëve, ne kështu po përmirësojmë dhe rracat. Të gjithë jemi koshient, që vërtet kafshët e dëmtuara nga Dermatoza, janë një pjesë e ekonomisë familjare. Por, sasia e qumështit që prodhojnë lopët që kemi zgjedhur të shpërndajmë për ju sot, kanë dyfishin e prodhimit të qumështit, krahasuar me ato që kishit. Pra, është një kompensim thuajse një kokë me dy kokë”, theksoi Panariti.

Në Qarkun e Elbasanit janë prekur nga Dermatoza Nodulare një numër i madh kafshës dhe prej tyre, rreth 288 kanë ngordhur. Pikërisht kjo sasi të dëmtuarash nisi sot të kompensohej nga Ministria e Bujqësisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb