KINE – Një nuse i vuri flakën fustanit të saj për të realizuar nje set fotosh artistike, por kjo gjë për pak i rrezikoi jetën. Ngjarja ka ndodhur me 16 maj në provincën Fujia, Kinë dhe pamjet janë hedhur në rrjetet sociale e shumë njerëz janë shqetësuar për këtë gjë.

Nusja shihet duke pozuar pranë liqenit Fuzhou dhe një asistent i vë zjarrin fustanit. Në këto momentet fotografi Zheng, bën shkrepjet e kërkuara. Zjarri vazhdon që të djegë fustanin dhe flakët arrijnë deri tek shpina e nuses. Këtë ide nusja e kishte parë në internet dhe i kishte pëlqyer shumë.

Ajo thotë se më herët ata kishin bërë disa kërkime se sa kohë do t’i duhej fustanit që të digjej dhe nëse do të ishte e nevojshme që kryhej seti fotografik.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb