TIRANE- Një dëshmi interesante e padëgjuar më parë rrëfehet nga Frederik Stamati, mjeshti i restaurimeve në Qendrën Studimore Albanologjike, për këngëtaren e madhe Anita Take, e cila u nda mbrëmë nga jeta në moshën 83-vjeçare.

Përveçëse adhurues i madh, tregon një histori personale që e lidh me këngëtaren dhe familjen e saj.

“U nda nga jeta Anita Take…E kam pare duke kenduar ne salla, ne ekranin e TV, e kam degjuar ne radio…Kam kenduar kenget e saj, sidomos ate kenge qe u be hymn:
“Lule mos mbaj neper duar,
Ato s’ta shtojne bukurine…”
Ndjej se dicka me eshte larguar nga teresia e qenies time….
Disa vjet me pare zbulova trumpeten qe ka pas perdorur babai i saj, kur ka qene instrumentist ne Banden “Vatra”. Ate e ka dorezuar ne Muzeun Kombetar ne vitin 1939 kapteri Aleks Lubonja, sekretari i bandes. U lidha ne telefon me Aniten. Nuk kishim biseduar kurre me pare. I tregova per zbulimin. Emocione ne receptore…Ndonese e vogel, ajo e mbante mend trumpeten te varur ne qilarin e shtepise…Desha ta restauroj trumpeten dhe pastaj ta ftoja Aniten per ta pare…Por asnje nga instucionet te cileve i u drejtova, nuk i u pergjigj kerkeses..”përfundon rrëfimin e tij Frederik Stamati.
Trumbeta

Nuk është e vërtetë se Anita Take, është lindur në një familje, që nuk merrej me muzikë. Babai i saj del që ka qenë pjestar i Bandës Frymore “Vatra”, sipas kësaj dëshmije të Stamatit.

Krahas zërit dhe pasionit për këngën, ajo pati edhe një fat tjetër në jetë, sepse u njoh dhe u lidh me një nga kompozitorët më të shquar të muzikës dhe me themeluesin e muzikës së lehtë shqiptare, Agim Prodani. Kjo lidhje e saj me një artist dhe një mjeshtër të kompozicionit, bëri që Anida Take brenda një kohe relativisht të shkurtër, të bëhej këngëtarja më e kërkuar për artdashësit shqiptarë.

Ajo ka mbi 50 vjet, që ka kënduar dhe debutimin e saj të fundit e ka bërë tek spektakli “Njëqind këngët e shekullit”, ku duartrokitjet e gjata të njerëzve, që kishin mbushur plot e përplot sallën.

Për kontributin e dhënë në muzikë dhe në këngë, ajo është dekoruar nga presidenti me titullin e lartë: “Naim Frashëri i Artë”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: