TIRANE– Kryeredaktori i RD, Bledi Kasmi thotë se është dhunuar nga policia gjatë protestës të zhvilluar sot nga opozita. Duke folur nga ambientet e spitalit të Traumës, aty ku u vizitua edhe nga Lulzim Basha, Bledi Kasmi thotë se është goditur me shkop gome në kokë nga policia dhe se ai po bënte vetëm detyrën. Kryeredaktori i RD shprehet se ka 10 qepje në kokë.

“Nuk kishim as armë përveç celularëve që transmetonim fotot. Më kanë goditur. Herën e parë më goditën me dy shkopa gome në krahun e majtë të kokës. Aty nuk pata çarje për momentin. Më pas ishte dikush tjetër që më ka goditur tre herë të tjera në kokë. Aty humba edhe shikimin për momentin dhe jam tërhequr.

Kam ndaluar gjakun me këmishën. Kanë ardhur në fillim dy deputetët Albana Vokshi dhe Gent Strazimiri që më dhanë ndihëm e parë. Më pas erdhi ambulanca dhe më sollën këtu në spital ku më kanë bërë 10 qepje. Nuk e kuptova këtë dhunë barbare ndaj një gazetari”- tha kryeredaktori i RD Bledi Kasmi.
Bledi Kasmi (3)

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: