KAVAJE– Fakte tronditëse dalin në dritë lidhur me ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në Kavajë, ku një 24-vjeçar, banues në fshatin Kardhiq, vrau me thikë një taksist, dhe më pasi i mori makinë të cilën e shiti për 30 mijë lekë. Dëshmia e vetë autorit të ngjarjes në polici, tregon sesa gjakftohtë ka qenë ai gjatë kohës kur ka kërcënuar e më pas vrarë 65-vjeccarin Idriz Karriqi.

“I thashë taksistit të më çonte në fshatin Greth. Taksistin e çova në një rrugë të ngushtë fshati. Më kërkoi më shumë lekë se ndryshova rrugën. I thashë do të vras nëse nuk më jep 30 mijë lekë. Taksisti mu lut disa herë që të mos e vrisja. U kthyem nga rruga dhe u nisëm për në Kavajë. E detyrova të zbriste nga makina, ecëm në këmbë. E qëllova disa herë me thikë në një kodër me shkurre. E lashë aty viktimën, mora makinën rashë në kanal”, rrëfen Musa Saraçi, i njohur si narkoman.

Saraçi ka rrëfyer se donte vetëm t’i grabiste taksistit paratë që mbante me vete, që sipas familjarëve kanë qenë 2 mijë lekë të reja. Pasi e ka qëlluar disa herë me thikë në pyll, 24-vjecari i ka marrë taksistit edhe sendet personale dhe automjetin.

Burime të policisë sqarojnë se gjatë lëvizjes automjeti ka rënë në një kanal.

Pas kësaj 24-vjecari ka kontaktuar një banor të fshatit Greth, pronar i një pike grumbullimi automjetesh, të cilit i ka shitur taksinë për vetëm 30 mijë lekë të reja.

Dëshmia e këtij të fundit ka ndihmuar policinë të identifikonte autorin e krimit.

Automjeti është kapur nga kamerat e sigurisë teksa linte spitalin e Kavajës, ku duket se autori i krimit qëndronte në vendin e parë të pasagjerit.

Kolegë të 65-vjeçarit Karriqi dhe dëshmitarë të tjerë rrëfyen herën e fundit që panë viktimën, i cili edhe pse në me probleme shëndetësore, punonte taksist për të siguruar të ardhura për familjen.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb