TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me akuzat e tij drejtuar ministrit të Brendshëm Fatmri Xhafaj dhe vëllait të tij, Agron Xhafaj. Përmes një statusi në ‘Facebook’ Berisha thekson se dëshmitari X, Albert Veliu i ka kallur datën Xhafës.

“Kjo deshmon se Fatzu vuan tani nga halucinacione dhe se deshmia e Albert Velise eshte shnderruar ne nje fantazme qe nuk po i ndahet per asnje sekonde”, shkruan Berisha.

MESAZHI I BERISHËS
Xhafes se droges i duket si fantazme deshmitari Albert Veliu, bashkebiseduesi me vella Geronin!
Miq, deshmitari Albert Veliu i ka kallur daten Xhafes se droges! Keshtu, sot i pyetur nga gazetaret per deshmine nukleare te Albert Veliut per trafiqet e vella Geron -Agron Xhafes, ai u pergjigj se Alberti eshte virtual pra fantazem dhe jo real. Kjo deshmon se Fatzu vuan tani nga halucinacione dhe se deshmia e Albert Velise eshte shnderruar ne nje fantazme qe nuk po i ndahet per asnje sekonde.
Xhafa i droges dhe kryekumbar Rama jane ne grahmat e fundit, t’i flakim sa me pare! sb
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: