TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe njëherë publikisht audiopërgjimin e publikuar nga PD, që implikon vëllain e Xhafajt, Agron Xhafajn në trafikun e drogës si dhe dëshminë e dëshmitarit X.

I pari i qeverisë, ndonëse u pyet nuk pranoi të tregojë aadiopergjimit.

“Unë nuk i jam drejtuar asnjë firme, asnjë kompanie por një agjencie të specializuar. Adresën nuk mund t’ua jap. Ajo çfarë kam bërë ka qenë urgjente për mua, për të ditur unë të vërtetën. Nuk ka vlerën e një prove, provën duhet ta identifikojë dhe certifikojë, cilado që të jetë ajo, prokuroria”,-tha kryeministri.

PYETJE
Zoti Rama gjatë mbledhjes së grupit parlamentar jeni drejtuar se keni marrë një firme ekspertë për audio-përgjimin dhe thatë se ishte manipulim. Ku ndodhet kjo kompani? Si e ka emrin?

Rama: Si jam drejtuar asnjë firme, por një agjencie të specializuar. Adresën s’mund ta japë. Ajo çka kam bërë ka qenë urgjente. S’ka vlerën e një prove. Provën duhet ta identifikojë dhe certifikojë prokuroria, Por përsa i takon jam i qartë; e thash, bëhet fjalë për një maskaradë të organizuar me qëllime që janë të qarta për të gjithë. E motivuar nga frymëzimi malinj për të bërë çmos për të penguar dhe mundësisht hedhur në erë negociatat për anëtarësim të Shqipërisë, Disa e djeshme duhet tu këtë dhe të gjithëve mundësinë që të shihni përmes audio-video shpk të PD se në çfarë derexheje është katandisur PD se çfarë mungesë të plotë respekti ka ajo për inteligjencën e shqiptarëve. Se pse ka pritur pikërisht këtë kohë për të bërë këtë gjë për diçka që e ka pasur në dorë më parë. Të gjitha këto besoj janë të mjaftueshme dhe në një kuptim…unë e falënderoj PD që e bëri të lehtë demaskimi e kësaj maskarade të asaj shfaqje që dha në teatrin e Shqup.

Por konferenca e kryeministrit Edi Rama nuk u mbyll në mënyrë normale. Ai u largua prej saj pas replikave me gazetaren Ambrozia Metaj.

REPLIKAT
Rama: Kishe dhe një merak të fundit. Jepjani mikrofonin që ta heqë merakun.

Gazetarja: Në fakt, meraku im lidhej me pyetjen që ju bëra. Si ndiheni kur dy personat që i keni besuar ministrinë më të rëndësishme, i pari është në arrest shtëpie për trafik droge dhe i dyti akuzohet se ka mbrojtur të vëllanë. A nuk ka në PS përfaqësues që nuk kanë kushërinj ose vëllezër që merren me trafik droge që mund ta drejtonin këtë ministri?

Rama: Së pari, njëherë, janë dy gjëra krejt të ndryshme. Dhe së dyti, pyet pronarin se dhe ai ka një vëlla që, a do të ishte i gatshëm ai pronari juaj që të jepte llogari për vëllanë e tij?!
Gazetarja: Unë po ju pyes ju sepse jeni kryeministër dhe qeverisni vendin.

Rama: Jo, më falni, nuk jemi duke bërë debat. Ju bëtë pyetjen dhe kërkoni përgjigjen nga unë, apo jo?! Dhe përgjigja ime është kjo: Pyesni pronarin tuaj dhe thojini a ka ai vetë ndonjë përgjegjësi për vëllanë e tij se janë dhe në të njëjtën fushë të dy?!

Gazetarja: Pronari im nuk ka lidhje me rendin, me qeverisjen e vendit. Kështu që nuk e gjej qeverisjen tuaj me vend. Unë ju pyeta pse duhet të jetë kaq e diskutueshme një ministri, pse duhet të kemi gjithmonë ministra që implikohen në këtë sjellje për shkak se ajo ëhstë një nga ministritë më të rëndësishme të vendit. Kështu që nuk e gjej krahasimin tuaj me vend për pronarët e televizioneve që nuk lidhen me qeverisjen e vendit.

Rama: Kurse unë e gjej krejt pa etikë që ju vini këtu gazetare, për të bërë pyetje dhe merrni mikrofonin për të bërë propagandë. Kjo është pa etikë. Rregullat…
Gazetarja: Absolutisht nuk është propagandë.

Rama: Të lutem rregullat…
Gazetarja:Nuk është propagandë, është pyetje referuar zhvillimeve të fundit. Kemi një ish-ministër që është në arrest shtëpie për trafik droge dhe kemi një ministër të Brendshëm që akuzohet se i ka krijuar imunitet të vëllait. Pyetja ime është përse duhet të jenë gjithmonë persona të tillë të implikuar në rate të tilla dhe të akuzuar? Nuk është propagandë.

Rama: Unë u tregova shumë respektues…
Gazetarja: Dhe unë jam shumë respektuese por nuk pranoj të thoni që po bëj propagandë. Sepse nuk është propagandë. Është thjesht një pyetje.
Rama: Hajde këtu dhe vazhdo konferencën e shtypit të thuash fjalën e fundit.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb