TIRANE– Albert Veliu, i cilësuar nga PD si dëshmitari X, pasi është pjesë e audiopërgjimit ku thuhet se vëllai i Fatmir Xhafajt flet me trafikantë droge, tregon detaje nga veprimtaria e paligjshme.

Në një rrëfim për Partinë Demokratike dëshmitari pohon se pak pasi u publikua audiopërgjimi Shefi i krimeve të Vlorës i kishte shkuar djalit të tij tek puna dhe donte të kontaktonte me të, por sipas tij e ka kërcënuar.

“Sot i kishte vajtur djalit tek puna, Alketi, shefi i krimeve se dua ta marr në mbrojte. Unë jam fukara, më pikon shtëpia. Jam njeri i drejtë, ça mbrojte dua unë. Nuk është shpallur emri im, nga e mësuan këta?! Ata që kanë qenë në përgjim, grupi i Agronit apo dikush tjetër, atë e di ai. Ai ka jetën e biznesin e tij. Krime të tjera skam bërë. Vet krimet i ka bërë Agroni. Me dashje, pa dashje, i ka bërë ai. Ai akuzon Andonin në anë tjetër, Ato janë fakte reale, si zëri që kemi folur. Gjithmonë e ha një fukara dhe jo i pasur. Kemi qenë 800 metra larg. Zëri i atij thonë zëri im, i Ermalit, ose dhe zëri i plakut tim në varreza, mos është ngjallur. Çoje ku të duash, ai zë është. Unë e pash që tek djali, këto folje që u bën, doli. Thash çne këto përgjime ne. Se kam përgjuar unë, s’kam lidhje. Ai do mbrojë veten, por na ka ardhur kjo e gjen Agroni. Këto janë gjërat që po të them”, tha deshmitari.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb