Për tu ndjerë i përfshirë në traditat dhe zakonet e një vendi, mund të shëtisësh nëpër botë, duke marrë pjesë në evenimentet dhe festat më të bukura dhe me ngjyra. Në këtë fotogaleri ju kemi mbledhur festivalet me të famshme dhe skenografike nga bota. Aktivitetet që zhvillohen çdo vit janë një destinacion interesant ku ja vlen të marrësh pjesë një herë në jetë.

Holi ose Festivali i ngjyrave zhvillohen në Indi. Njerëzit ngjyrosen me ngjyra ne te gjithe trupin

Tommorowland është festivali i muzikës elektronike më i madhi në botë dhe zhvillohet në Belgjikë, në pyllin e Chattahoochee.

Carnevalet e Venezias, janë një ndër më të famshmet në Botë. U bë festë publike në 1296.

Festivali ndërkombëtar i balonave të Albuquerque. Mbahet në New Mexico dhe në festivalin që zgjat nëntë ditë, fluturojnë rreth 750 balona.

Burning Man, është një festival, që zhvillohet në Nevada, në një qytet në shkretëtirën Black Rock, një festival për artin dhe kulturën, me rastin e Labour Day, në shtator. Manifestimi mbyllet me djegien e një kukulle prej druri 30 metra e lartë.

La Tomatina, sipas një legjende, lufta me domate e Bunol në Spanjë ka datuar në 1945, kur banorët e qytetit hodhën nga dritaret e shtëpive të tyre perime kundër krijesave magjike dhe të bezdisshme të pyllit. Në ditët e sotme, në muajin gusht, rreth 20 mije njerëz bashkohen mes tyre për të bërë një luftë të vërtetë me domate. Rreth 150 mijë domate, përdoren çdo vit në këtë festë shumë zbavitëse.

Festa e ujit, zhvillohet çdo muaj prill në rrugët e Birmanisë, të cilët mbushen me ‘luftëtarë uji’, për të festuar vitin e ri budist. Për të filluar mirë vitin, duhet të lahen të gjitha mëkatet e vitit paraardhës, me një luftë të vërtetë me ujë.

Festa e fenerëve, është festa ku mbyllen festimet, në Azi, për vitin e ri hënor. Në këtë ditë vizitohen tempujt, duke çuar atje fenerë dhe më pas, në fund të festimeve, ato lëshohen në qiell. Një mënyrë simbolike për të përshëndetur të shkuarën dhe pritur të ardhmen.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb