KURBIN- Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja që ndodhi sot Milot, ku një 35-vjeçare vrau me pistoletë bashkëshortin e saj. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:00 të mëngjesit. “BalkanWeb” ka arritur të mësojë se çifti Kujtim dhe Violeta Donaj shisnin në tregun e Milotit, vend ku ndodhi edhe krimi. Po ashtu bëhet e ditur se çifti ishin prindër të dy fëmijëve adoleshent.
tragu-milot-2-768x267
Sipas dëshmitarëve të ngjarjes, pak para ngjarjes mes burrit dhe gruas ka pasur një debat, dhe më pas gruaja ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të 42-vjeçarit.

Menjëherë pas ngjarjes, gruaja ka tentuar të largohet nga vendi i krimit, por është kapur nga policia, ndërsa në cilësinë e provës materiale iu sekuestrua edhe arma e zjarrit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: