TIRANE– Të tjera detaje zbulohen për shpërthimin e ndodhur një ditë më parë në një dyqan celularësh pranë Drejtorisë së Higjienës në Tiranë. Policia ka arrestuar të plagosurin Gentian Hoxha për armëmbajtje pa leje dhe municion luftarak.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se gjatë kontrollit në servis u gjeten 2 kapsolla ende të paplasura, disa qarqe elektrike, tela elektrik përcjellës dhe një mikroskop që dyshohej se përdorej për montimin e bombave.

Sipas policisë në ketë ambient mund të këtë pasur edhe lende tjetër shpërthyese, por ajo ka shpërthyer gjate incidentit.

Policia ka dyshime të forta që 34-vjeçari Gentian Hoxha, i plagosur pas shpërthimit të fuqishëm brenda dyqanit, kryente aktivitet të paligjshëm. Policia dyshon se ai punonte për të montuar mina brenda në celular. Një bombë dyshohej se tregtohej 2 mije euro.

Njoftimi i policisë:
Në vijim të ngjarjes të ndodhur me datë 12.03.2018, rreth orës 10:30, në rrugën ” Qamil Guranjaku”, u arrestua në flagrancë shtetasi Gent Hoxha , 34 vjeç, banues në Tiranë. Pasi nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se në ambjentin dyqan riparim celularesh të ndodhur në përdorim nga ana e tij, dyshohet se po prodhonte një lëndë plasese me fitila detonati, kapsolle në një celular ku dhe ka shpërthyer, si pasojë është vetëdëmtuar rënde shtetasi i mësipërm dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materiale proçeduriale iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjygjësor Tiranë për veprën penale ” Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar në Nenin 278/5 i Kodit Penal.

shperthimi te dyqani i celulareve
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb