TIRANE– Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti tip “Audi” të parkuar në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar rreth orës 01:20 në lagjen “Kodër – Haxhë”.

Burime nga policia bëjnë me dije për “BalkanWeb” se mjeti që është qëlluar me armë zjarri është në pronësi të shtetasit M.C. Nga ngjarja nuk ka njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:
Më datë 31.07.2017, rreth orës 01:20, numrin e Emergjencave 112 ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë në lagjen “Kodër – Haxhë”, në Kamëz.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe nga hetimet paraprake ka rezultuar se persona ende të paidentifikuar, kanë qëlluar me breshëri arme zjarri, në mjetin e parkuar tip ” Audi “, në pronësi të shtetasit M.C. Nuk ka patur dëmtime në njerëz. Në vendngjarje janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa gëzhoja arme.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb