ELBASAN – Të tjera detaje janë zbardhur rreth aksidentit të ndodhur pasditen e sotme të një gruaje në autostradën Elbasan- Ish-Metalurgjik.

Në fillim u raportua se gruaja e identifikuar si Shpëtime Tufa, 55 vjeç, po kalonte rrugën në momentin kur u përplas nga automjeti duke fluturuar disa metra në ajër.

Megjithatë, tashmë nga hetimi paraprak raportohet se ajo ka qenë pasagjere në automjet. Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se e aksidentuara mund të jetë ngacmuar nga ana e drejtuesit dhe ndërsa ka reaguar duke kërkuar të ndalte mjetin drejtuesi, ky i fundit ka refuzuar dhe ka vazhduar ngacmimin.

Në një situatë të tillë, 55-vjeçarja ka hapur derën e automjetit dhe është hedhur duke u rrokullisur në rrugë ku ka mbetur e dëmtuar rëndë.

Policia e Elbasanit në vijim të veprimeve për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të ndodhur, ka kapur dhe shoqëruar në polici autorin e aksidentit, 45-vjeçari Julian Hida.  Ky shtetas i kishte marrë makinen kusheririt te vet shtetasit E.H. Shtetasi u kap në ecje e sipër në afërsi të zonës ku banon. Ndërkohë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: