TIRANE- I ati i 28-vjecarit Mario Majollari i cili u ekzekutua mbrëmë me armë zjarri në zonën e Kinostudios nuk ka paraqitur asnjë kërkesë në Drejtorinë e Burgjeve për të marrë pjesë në varrimin e të birit.

“BalkanWeb” mëson se Avni Majollari nuk ka paraqitur kërkesë, por nëse do ketë një të tillë, Drejtoria e Burgjeve do të vendosë.

Avni Majollari është dënuar me burg përjetë për një vrasje të dyfishtë në vitin 2000, konkretisht të shtetasit Ilir Gjuzit dhe Amarildo Nelajt. Pikërisht për vrasjen e këtyre dy të fundit dyshohet se është marrë hak dje duke i vrarë të birin me tre plumba.

Autori i dyshuar për vrasjen me tre plumba të 28-vjeçarit është vëllai i Ilir Gjuzit, Kastriot Gjuzi, 40 vjeç me banim në Tiranë. Mësohet se vëllai i Ilir Gjuzit, nuk është gjetur në banesë kur ka shkuar policia.

Në një prononcim për “BalkanWeb” fqinjët thonë se nuk ishin në dijeni të së shkuarës së babait të Marios, pasi prindërit e tij ishin divorcuar kur ai ishte vetëm 2 vjeç dhe nëna e tij është kujdesur për ta rritur dhe arsimuar.

Kjo mendohet se është edhe arsyeja që Avni Majollari nuk ka marrë leje për të marrë pjesë në varrimin e të birit për të shmangur përplasjen me familjarët e sish bashkëshortes.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb