TIRANE- Të tjera detaje dalin nga shpërthimi i një mjeti në afërsi të Kopshtit Botanik. Mësohet se mjeti “Volswagen” me targa AA 946 EE, në pronësi të shtetasit Ndok Rajta, banues në lagjen ‘Ali Dem’, i është vendosur një sasi eksplozivi. ‘BalkanWeb’ bën me dije se shpërthimi që ndodhi rreth orës 9:30, ka qenë shumë i madh, ndërkohë që nuk ka pasur nevojë që të thirrej zjarrfikësja.

Po ashtu, gazetarja Dorjana Bezat pohoi se pronari i mjetit është biznesmen, pasiv administron një firmë inertesh.

Ndërkohë, gazetari Erjon Skëndaj raportoi nga vendngjarja për ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ se copëzat e mjetit janë përhapur në një distancë rreth 70 metra.

“Në momentin që ka ndodhur shpërthimi nuk ka pasur të lënduar. Copëzat e mjetit janë përhapur në një distancë rreth 70 metra. Nuk dihet ende nëse personi që ka makinën ka lidhje me piken e inerteve që ndodhet pranë. Ekspertët po këqyrin provat materiale në mjetin që ka shpërthyer me targa AA946EF.”, tha ai.

Ne momentin e shpërthimit, makina ka qenë e parkuar pikërisht pranë pikës së grumbullimit të inerteve. Sipas policisë, dyshohet se automjetit i është vendosur një sasi tritoli pas orës 7:30 kur drejtuesi i saj e parkoi. Ndok Rajta tha në polici se nuk ka asnjë konflikt dhe se nuk ka ndonjë ide për autorët e këtij akti. Policia bën te ditur se Ndok Rajta nuk ka precedente penale, por po hetohet për ndonjë hasmëri te vjetër.

makina e djegur5

makina e djegur2

20171130-102909

20171130-102902

20171130-102858

20171130-102857

20171130-102856
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: