MOSKE- Detaje të reja janë publikuar lidhur me aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në Moskë, ku të paktën 7 tifozë janë plagosur, pasi një taksi përplasi një turmë njerëzish në kryeqytetin rus gjatë zhvillimeve të Kupës së Botës.

Shoferi u mundua të largohej nga skena, por u kap nga policia, siç raportojnë edhe mediat vendase.
jgy

Mësohet se tifozët janë nga Meksika dhe gjenden aty për ndeshjen hapëse ndaj Gjermanisë, që do luhet në Luzhniki Stadium. Personat e plagosur janë shoqëruar menjëherë në spital, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Autoritetet thanë se shoferi që shkaktoi aksidentin kishte një patentë të Kirgistanit, dhe është 28 vjeç.

jkjk
Në mediat vendase thuhet se drejtuesi i makinës ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me turmën e njerëzve. Nga të dhënat e para, sipas mediave ruse, dyshohet se ai ishte në gjendje të dehur.

hg

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb