TIRANE- Kur nuk ka kaluar ende një orë nga betimi si Kryeprokurore e Përkohshme, mësohen të tjera detaje për Arta Markun.

Gazetarja Klodiana Lala konfirmon për “BalkanWeb” se zonja Marku, e cila ka pak muaj që ka sjellë në jetë një fëmijë ka udhëtuar me urgjencë drejt Shkodrës, atje ku mësohet se ka edhe familjen.

Sipas Lalës, shkak për këtë udhëtim ka qënë pikërisht foshnja e porsalindur. Kujtojmë gjithashtu se 41-vjeçarja në kohën që është zgjedhur në krye të këtij institucioni të rëndësishëm ka qenë me leje lindje.

Mësohet gjithashtu se më herët gjatë karrierës së saj Arta Marku ka drejtuar Njësinë e Specializur Task Forcë, e emëruar në detyrë kur drejtues i Prokurorisë ishte Ulsi Manja.

Sa i përket karrierës ajo ka përfaqësuar shumë pak çështje në gjykatë.

Duke qenë se i përket brezit të parë të shkollës së Magjistraturës, zonja Marku konsiderohet ndër të paktat që mund të kandidonte në këtë post, të cilin e ka fituar duke siguruar votat e nevojshme në Parlament.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: