TIRANË- Identifikohet babai i futbollistit 17-vjeçar të Tiranës, që goditi me grushte e sulmoi me thikë pak minuta më parë në kompleksin stërvitor “Skënder Halili”, trajnerin Migen Memelli.

“BalkanWeb” mëson se autori i ngjarjes është shtetasi Abdyl Çejku, prindi i njërit prej futbollistëve, i cili e ka sulmuar trajnerin pogradecar pak pas stërvitjes së mëngjesit.

Shkak për këtë sulm siç mëson “BalkanWeb” është bërë mos përfshira e djalit të agresorit në 11-shen e titullarëve.

Fillimisht ai ka hyrë në fushë dhe e ka qëlluar trajnerin Memelli me grushte, ndërsa ky i fundit është kundërpërgjigjur për tu vetëmbrojtur. E në sherr e sipër agresori ka nxjerrë thikën për ta qëlluar, por fatmirësisht trajneri është shmangur, duke mos marrë asnjë plagë.

Ndërsa tentonte ta qëllonte me thikë, agresori është dëgjuar të thotë: “Te pres fytin”.

Pas këtij momenti trajneri ka bërë kallëzim penal në komisariatin nr.6 në kryeqytet.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb