Pak javë përpara vdekjes së tij George Michael kishte udhëtuar drejt Vjenës, në AKH General Hospital, për tu konsultuar me mjekët që e kishin shpëtuar në 2011, kur kishte pasur një problem të rëndë me mushkëritë.

Me të udhëtoi edhe i fejuari i tij Fadi Fawaz dhe babai i tij. Janë këto disa nga detajet e reja të zbuluara pas vdekjes së këngëtarit në 25 dhjetor.

George, Fadi dhe babai i tij kishin udhëtuar me një avion privat dhe pasi kishin mbërritur në Vjenë kishin takuar mjekun Christoph Zielinski, shef i onkologjisë dhe specialist në repartin e pneumologjisë dhe kolegun e tij Dr Thomas Staundinger, në spitalin austriak.

Kur 6 vjet më parë këngëtari pati dhimbje të forta në gjoks, përpara një koncerti, ishin pikërisht këto mjekët që e shpëtuan, pasi ju nënshtrua një tracheotomie.

Pas vdekjes së tij Dr Zielinski ka postuar një koment ku shprehte keqardhjen e tij:’Dhimbje e madhe për vdekjen e papritur të George Michael, unë dhe stafi i mjekëve të spitalit AKH duam t’ju shprehim ngushëllimin e thellë dhe solidaritetin familjes dhe miqve të këngëtarit’.

Javën e kaluar u zbulua që Michael kishte shpenzuar 2 milion sterlina për një vit në një klinikë luksoze rehabilitimi, për të pasur dhe të famshëm, që kanë probleme me alkoolin dhe drogën.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: