DURRES- Ndërsa familja Pisku ka hapur dyert e mortit, të tjera detaje mësohen për aksidentin e rëndë të mëngjesit të sotëm ku 34-vjeçarja Edlira Pisku, bashkë me djalin 8-vjeçar dhe vjehrrin e saj Xhemil Pisku u përplasën nga një automjet teksa prisnin autobusin në stacion.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” se ishte një telefonantë e nënës së Edlirës mbrëmjen e djeshme ajo që e kishte detyruar 34-vjeçaren të merrte rrugën që në mëngjes. Sipas saj, gjyshja e Edlirës ishte e sëmurë rëndë, madje për këtë ishte kthyer edhe vëllai i saj nga Greqia.

E gjendur përballë këtij lajmi 34-vjeçarja, bashkëshorti i së cilës ndodhej në emigrim, ishte shoqëruar që në mëngjes nga vjehrri, e bashkë me djalin 8-vjeçar do shkonin për në Berat.

Por pikërisht teksa prisnin të merrnin autobusin, ata janë përplasur nga një 30-vjeçare që drejtonte një automjet tip “Toyota”, me shpejtësi të madhe. Në vendin e ngjarjes mund të gjesh ende sendet personale të tre anëtarëve të familjes Pisku, siç mund të shihni edhe në fotot e siguruara nga “BalkanWeb”.
aksidenti ne durres

aksidenti ne durres21

aksidenti ne durres322

aksidenti 34

aksidenti 544

pamje nga vendi i aksidentit

pamje nga vendi i aksidentit

Familjarët në Golem thonë se bashkëshorti i Edlirës dhe tre vëllezërit e tij punonin në ndërtim në Greqi, e pikërisht atje i ka shkuar sot lajmi i kobshëm të shoqit.

Dëshmitarët thonë se 10 ditë më parë ai kishte qënë në Shqipëri e kishte qëndruar për dy ditë, por tashmë do të duhet të kthehet për mort. Bashkëshortja e tij dhe babai nuk jetojnë më. Ndërsa djali i tij, 8-vjeçar ndodhet aktualisht në spitalin e Traumës, në kryeqytet, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb