TIRANE- Pak orë pasi u gjeti i pajetë anës rrugës në fshatin Greth të Kavajës, taksisti 65-vjeçar Idriz Kariqi, policia zbardh vrasjen.

Para dy ditësh në orën 09:00 të mëngjesit, autori i dyshuar Musa Saraçi ka prenotuar taksistin Idriz Karriqi për të shkuar në Rrogozhinë. Ai e ka marrë taksinë para spitalit të Kavajës, aty ku prej vitesh Karriqi kishte vendqëndrimin. Gjatë rrugës për të shkuar në Rrogozhinë, mësohet se ata janë kthyer në Kryevidh kanë ecur drejt fshatit Greth, aty ku edhe dyshohet se e ka qëlluar me thikë në fyt, për t’i grabitur sendet personale dhe lekët që mund të ketë pasur me vete taksisti.

Autori u arrit të idetifikohej vetëm nga pamjet e kamerave të sigurisë, ku duket momenti kur taksisti ka marrë në makinë klientin Musa Saraçi para Spitalit të Kavajës. Pikërisht nga kjo foto brenda makinës, policia ka rënë në gjurmët e 24-vjeçarit.

Kamerat e sigurisë janë marrë nga subjektet përreth spitalit të Kavajës, ku rezulton që klienti i fundit në taksi të ketë qenë 24-vjeçari.

vrasesi-i-taksistit-ne-makine-kavaje
“Më datë 14.12.2016, në Komisariatin e Policisë Kavajë, është bërë një kallëzim mbi largimin nga banesa e shtetasit I. K. Në orët e vona të datës 15.12.2016, ky shtetas është gjendur i pajetë i goditur me mjete prerëse, në anë të rrugës, në fshatin Greth, komuna Kryevidh. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes ka bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje, shtetasin:- Musa Saraçi, 24 vjeç, banues në Gosë, Rrogozhinë”,- sqaron policia.
kavaje-vritet-taksisti-4jpg

“Shtetasi I. K., ishte marrë si shërbim taksit nga Musa Saraçi, përpara Spitalit të Kavajës dhe më pas ky shtetas ka humbur dhe kontaktet me familjarët e tij. Dyshohet se në fshatin Greth, Musa Saraçi, e ka goditur me mjete prerëse I. K., dhe më pas i ka marrë mjetin dhe është larguar. Në cilësinë e provës materiale është gjendur dhe sekuestruar automjeti tip Mercedes Benz. Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Kavajë për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”,- sqarohet më tej.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb