ITALI- Mediat italiane raportojnë detaje të reja nga vrasja e ndodhur mesditën e sotme kur një shqiptar ka vrarë me thikë ish-bashkëshorten e tij rumune.

Sipas “Torino Today”, Elena Seprodi, 48 vjeç është vrarë për çështje ekonomike dhe për xhelozi në banesën e saj në Casale Monferrato, pas një sherri me ish-bashkëshortin e saj shqiptar, Kujtim Hasanaj 49-vjeç.

Ky i fundit është arrestuar tashmë dhe është marrë në pyetje. Policia thotë se ndonëse ishin të divorcuar ishte një fëmijë ai që i mbante të lidhur. Të paktën kështu ka deklaruar shqiptari.

E pikërisht çështje që kanë të bëjnë me paratë dhe një tradhëti e së shkuarës është bërë shkak për këtë konflikt që përfundoi sot në tragjedi.

Në momentin që policia ka mbërritur e ka gjetur burrin ende me thikën e kuzhinës në dorë, brenda apartamentit ku e kishte qëlluar.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb