Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

DETAJET/ Gabimi fatal i një prej shoferëve, si ndodhi aksidenti në Lezhë-Shkodër që i mori jetën kosovarit

LEZHE – Pas aksidentit të djeshëm në aksin Lezhë-Shkodër pasditen e djeshme ku mbeti 1 i vdekur dhe 6 të tjerë u plagosën, policia ka nxjerrë versionin përfundimtar të dinamikës së aksidentit.

Rreth orës 18:33, në aksin rrugor Interurban dytësor Lezhë-Shkodër, në afërsi të Kryqëzimit të Kodhelit me Gjadrin – Lezhë, ka ndodhur një aksident automobilistik.

Nga hetimet paraprake të kryera , dyshohet  se mjeti Audi me targë SH0044E që drejtohej nga shtetasi Kreshnik Bekteshi , duke kryer parakalim të gabuar , është përplasur me mjetin Volksëagen Polo me targë D-BF54 që drejtohej nga shtetasi kosovar B.F.

Kurse mjeti Benz me targë  AA627JH që drejtohej nga shtetasi B.B., ( vëllai i drejtuesit të mjetit Audi), ka qenë duke ecur pas mjetit Audi , dhe pasi ka parë përplasjen , ka ndaluar për tu dhënë ndihmën e parë të dëmtuarve , por nuk ka siguruar mjetin , i cili ka rënë në kanalin vaditës, buzë rrugës.Nuk ka pasur të lënduar në njerëz pasi kishin dalë nga mjeti të gjithë.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i vdekur në vend drejtuesi i mjetit Volkswagen shtetasi B.F. 39 vjeç , banues në Kosovë si dhe është dëmtuar pasagjeri në këtë mjet  , vëllai i drejtuesit , shtetasi B.F. 37 vjeç , i cili ndodhet në spitalin e Lezhës nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu janë lënduar  drejtuesi i mjetit Audi dhe pasagjerët po në këtë mjet,  ku nga këta,  shtetasi Kreshnik Bekteshi ,  44 vjeç  dhe  pasagjeria S.B. 35 vjeçe ,banues në Shkodër,  ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa shtetasit V.M. 70 vjeçe,  N.T. 17 vjeçe dhe  A.B. 3  vjeç,  banues në Shkodër ndodhen në Qendrën e Traumës në Tiranë nën kujdesin mjekësor.

Shtetasi Kreshnik Bekteshi,  u arrestua në flagrancë , për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë , për veprime të mëtejshme.

(e.f/BalkanWeb)


Komente ( 6 )

  • Ky lloj robi, eshte kafshe me dy kembe qe eshte rrezik edhe kur ecen ne kembe le me te eci me makine. veji faj Enverit po deshe qe nuk i lete te kene makina, po i bote kurs 1 vit per te marre patente ata qe e kishin zanat shoferllekun. A lihet ky milet te eci me kater rrota?

  • Ela

    Kjo rruga shkoder Tirane sa here vije NGA kroacia kam frike ta beje,ka shume rruge dytesore qe e presin

  • Rruga Shkoder-Tiranë nuk ka standarde qe te zhvillosh shpejtsi qe te tejkalosh nji kolon prej 50 makinash. Une pershkoj ket rrug sa her luan kombetarja ne shkoder mirpo është qudi shum e madhe se si ngasin makinen nji shumic njerziah ne këtë rrug. Vertet ëshë qudi si shpetihet me kaq pak aksidente duke pasur para sysh se nuk rrespektohet as ni standard i vozitjes. Ne nji brum jemi te gjith shqiptaret por disa shtetas të Shqiperis e qe fatkeqsisht numri i tyre është kogja i madh, ngasin makinen sikur ta kishin per heren e par dhe sikur zoti tjav kishe falir 9 jet per te jetuar.

  • Shife cfar miemri ka si fillim: “Bekteshi” Kokrra e malokut qe kerkon me i hap rrugen patjeter. Te kishte vdek ky me mire.

  • Qeni u arrestua por mori jete nerzish. E denofte perendia ishalla me cfare ka nga mbrapa. Qeni pjell kelysh dhe ato i ngjajne qenit…

  • Ket tipin qe ka bo parakalim te gabuar duhet ta plasin nja 15 vjet ne burg per vrasje me dashje. Parakalim i gabuar kur ke tjetrin perballe quhet vrasje me dashje pasi ti e shikon qe e ke rrugen perballe te zene dhe futesh serish ne parakalim duke shkaktuar aksident te rende. Ngushellime familjes se viktimes.

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.