Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
Lajme
Grupet
Rezultatet
Kalendari
RUSI 2018
4 - 1

Belgjikë - Tunizi

RUSI 2018
17:00

Republika e Kores - Meksikë

RUSI 2018
20:00

Gjermani - Suedi


DETAJET/ Helmoi vjehrrën, nusja e rrëfeu krimin tek hoxha: “Allahu të më falë mëkatet”

Lirije Lami me burrin (2)

TIRANË- Detaje të reja mësohen për vrasjen e 48-vjeçares Lirije Lami nga nusja e djalit të saj. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se Marjana Cmeta, atëherë 20 vjeçe pas konflikteve të vazhdueshme me vjehrrën e cila nuk e pranonte si nusen e djalit i ka hedhur fotoksinë në ushqim duke e helmuar për vdekje.

Disa muaj pas ngjarjes e reja u rrëfye tek hoxha Hysen Shehu për ngjarjen ku pranonte se ka qenë ajo që ka helmuar të vjehrrën dhe se kërkonte që “Allahu t’ia falte këtë mëkat”.

Foto: Viktima Lirije Lami me bashkëshortin Agim Lami

Lirije Lami me burrin (1)

Këtë rrëfim hoxha Hysen Shehu e pati regjistruar në video dhe vuri në dijeni Agim Lamin, bashkëshort i viktimës dhe vjehrri i nuses së arrestuar.

Po ashtu në dijeni është vënë edhe një familjar i tyre Arben Saliu. Hoxha Hysen Shehu, 45 vjeç është mes personave të arrestuar nga policia për “Moskallëzim krimi”.

Foto: Hysen Shehu

Hysen Shehu

Ngjarja ka ndodhur në datën 30 prill të 2017-ës por vetëm tani policia arriti ta zbardhë duke arrestuar si autore të krimit 21-vjeccaren Marjana Cmeta. Po kështu në pranga kanë përfunduar edhe bashkëshorti i viktimës Agim Lami, 50 vjeç dhe Arben Saliu, 41 vjeç, kushëri i Agimit.

(m.k/BalkanWeb)


Komente ( 8 )

  • veprimi i vonuar i familjareve eshte gjykim dhe vendosmeri e tyre.
    Personit komentues te 3 komenteve te mesiperme ose personave komentues i uroj Zoti yne i perbashket Zot dhe Krijues i cdo gjeje ti fale dhe ti meshiroje ne momentet e tyre te dobeta te gjykimit dhe ne momentet e nxitimit ne gjykim apo vlersime dhe krahasime te gabuara.

  • Dhe si perfundim marr dhe kercenime per gjakmarrje nga familja e te akuzuares per shpifje (te videorregjistruara). Un kush jam? Fundja fundit jam hoxhe qe kryej detyrimet e mia dhe nuk kam lidhje me veprat e te tjereve ,mund edhe thjesht te bej sikur skam pare apo degjuar gje mirepo duke qene ne poziten e hoxhes dhe duke u munduar te bej sa me te miren e mundshme te cilen arrij ta gjykoj se eshte e tille vendos qe cdo gje qe tashme di tja le ne dore drejtimin e ngjarjes familjareve burrit, djali

  • Nqs un do te isha ne nje situate te tille mendoj qe po te isha drejtuar ne polici ne rastin e pare dhe te beja kallezim , se pari do humbja kohen qe mund te kaloj i qete me familjen time dhe te verdallosesha neper polici e gjygje qe un nuk do kisha dashur kurre te isha perfshire pasi cfaj kam un qe nje person qe nuk kam asnje lloj lidhje kryen nje krim drejtohet te une dhe me rrefehet.

  • BASHKSHORTIT, DJALIT dhe KUSHERIRIT (kontakt i pare ndermjet familjes dhe hoxhes ) duke mos qene ne dijeni qe mund te perballej me akuza ligjore, dhe per veprim te vonuar te familjareve duke derguar si prove rregistrimin e te githe bisedes ne formatin video ne organe policore per te ngritur padi ndaj te akuzuares(pasi hoxha videorregjistron cdo veprim te tijin per te qene sa me transparent dhe sigurisht per te mbrojtur veten e tij nga cdo situate e paditur nje e tille si ky rast).

  • Se pari po flitet per nje krim te pazbuluar nga askush, vete autorja e krimit vendos ti rrefehet dikujt ne kete rast hoxha , (ne shumicen e rasteve ndodh qe rrefehen te prifti pasi e kane per tradite).Hoxha i pamesuar me kete rrefim ne te cilin askush nuk do kishte dashur te perfshihej, me gjykimin e tij personal vendos qe drejtimin e nje rrefimi te tille tía le ne dore famijlareve te viktimes ne kete rast

  • Ja cfare sjedh islami dhe hoxha..

  • ik mor kafshe kosit ca bar dhe ha ca jonxhe. Te paska pushtuar turky ty kokra e idiotit

  • Mbeturinat e pushtusit tyrk e prishen edhe token qe shkelin me kemb