VLORË- Zbulohen të tjera detaje nga mbytja tragjike e një vajze 10-vjeçare në plazhin e Portonovës në Zvërncec, tek i njëjti vend ku u mbytën një muaj më parë tre të rinj, dy kushërira dhe një djalë nga Tetova që hyri për t’i ndihmuar.

Gazetari Enrik Mehmeti bën me dije për BalkanWeb se vajza që është mbytur po lahej me një dyshek plazhi bashkë me motrën e saj.

Dy motrat janë kapur në befasi nga rryma që ka filluar t’i tërheqë në brendësi dhe kanë tentuar të dalin. Njëra prej tyre, siç raporton gazetari Enrik Mehmeti për BalkanWeb ka arritur të dalë në breg, ndërsa tjeta nuk ka mundur.

Sipas të njejtave burime, nëna e tyre kur ka parë vetëm njërën nga vajzat është nisur me vrap për të shpëtuar tjetrën, por i ka rënë të fikët në breg të detit.

Ajo është transportuar në gjendje shoku në spitalin e Vlorës. Në gjendje shoku është edhe vajza tjetër, që siç raportohet kishte pirë edhe shumë ujë nga lufta me dallgët.

DEKLARATA E POLICISE
Në Sallën Operative të Policisë ka ardhur një telefonatë se në vendin e quajtur ”Portanovë”, se tre shtetas të cilët ishin brenda në det kërkonin ndihmë.
Më ndihmën e pushueseve të rastit dhe të Policisë është bërë e mundur nxjerrja e tre shtetaseve nga deti, konkretisht shtetasja V.H., banuese në Kërkovë, së bashku me 2 vajzat e saj, ku njëra nga vajzat, shtetësja A.H., 10 vjeçe ka ndëruar jetë, ndërsa vajzës tjetër i është dhëna ndihma e parë mjeksore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shtetësja V.H, është transportuar për të marrë ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal Vlorë.Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb