Bomba që shpërtheu në metronë e Londrës jug-perëndimore, e cila plagosi 20 persona, ishte ndërtuar në mënyrë artizanale. ‘Daily Mail’ ka shpjeguar dhe mekanizmin e bombës. Nga fotografitë e shpërndara në rrjet shihet një qese plastike me në brendësi një kontejner të bardhë dhe ende me disa drita si ato të zbukurimeve për Krishtlindje. Po ashtu, ekspertët e eksplozivëve bënë me dije se nëse kjo bombë do kishte shpërthyer siç ishte parashikuar, do të kishte shkaktuar shumë probleme.

Policia anti-terroriste po përpiqet të kape bombarduesin. Ndërkohë, një dëshmitar tha se: “Ajo dukej si një kovë me majonezë. Nuk jam i sigurt nëse ishte një reagim kimik apo diçka tjetër. Terroristët kanë tentuar të përdorin dritat e pemës së Krishtlindjes si ndihmë për shpërthimin, po ashtu ekspertët thonë se kjo pajisje ishte ‘shumë e papërpunuar’”, pohoi Sylvain Pennec.

Mes të tjerash Gjenerali i Përgjithshëm Chip Chapman tha për ‘Sky News’ se rasti në fjalë nuk është si eksplozivet që përdorin terroristët e ISIS. “Nuk është një eksploziv që funksiononte, në të kundërt shpërthimi do të kishte vrarë njerëz të shumtë”, tha ai, ndërsa shtoi se policia po heton nëse pas këtij sulmi fshihet ISIS apo ndonjë grup tjetër terrorist.
444CCD0700000578-4887328-Photographs_on_social_media_show_a_bucket_alight_on_the_undergro-m-41_1505469263316

444CD1ED00000578-4887328-Pictures_from_the_District_Line_train_appear_to_show_a_burning_p-a-42_1505469275626

Parsons Green - twitter pic
Parsons Green – twitter pic

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb