TIRANE- Të tjera detaje dalin në dritë nga krimi makabër në Kamëz, ku një 65-vjeçar vrau me kallashnikov gruan e tij 60-vjeçare. “BalkanWeb” mëson se Halil Lita dhe Dije Lita kishin 5 fëmijë, 3 vajza të martuar dhe 2 djem, këta të fundit në emigracion.

Burime policore bënë me dije se vrasja mund të ketë ndodhur për motive xhelozie.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 20.08.2017, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një njoftim se në zonën e njohur si frutikulturë, ka të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë janë dërguar Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, të cilët kanë konstatuar në banesë të pa jetë shtetasit H. L. dhe D. L. Nga hetimet paraprake është mësuar se shtetasi H. L., ka qëlluar me armë zjarri automatike model 56 bashkëshorten e tij shtetasen D. L. dhe më pas ka qëlluar veten.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e arsyes së këtij krimi në familje.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb