ITALI – Ditën e djeshme një grup shqiptarësh janë arrestuar pasi rrahën për vdekje një të ri italian pas një sherri të nisur gjatë një feste në një klub nate. 20-vjeçari Emanuele Morganti ishte viktima, i cili u masakrua brutalisht nga disa djem shqiptarë në sheshin e një province në qytetin e Fronsinones.

Sipas raportimeve të autoriteteve italiane, ishin plot 20 vetë që rrahën brutalisht Emanuelen në dalje të klubit të natës, shumica e të cilëve ishin shqiptarë. Dhe i gjithë sherri nisi për një ngacmim që një prej shqiptarëve i bëri një vajze, e cila rezultoi të ishte e dashura e 20-vjeçarit.

Kaq mjaftoi që të niste debati i cili përfundoi me masakrimin e Emanuele Morgantit.

Ngjarjen e kanë komentuar të cilët kanë folur me tone të ashpra për shqiptarët duke i quajtur “tufë kafshësh famëkeqe”. Mediat italiane gjithashtu shkruajnë se prindërit e viktimës do të dhurojnë organet e djalit të tyre.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb