GREQI- Zbardhen të tjera detaje në lidhje me kamionin me mbi 200 kg drogë të sekuestrua dje në Igumenicë. Policia greke ka dhënë sot një deklaratë për mediat mbi organizatën ndërkombëtare të linjës Shqipëri-Greqi-Gjermani, ku droga vinte nga vendi ynë. Burime policore pohojnë se në pranga ranë 4 grekë, njëri prej të cilëve u kap në Gjermani.

Mësohet se operacioni u zhvillua në 2 janar në Igumenicë, nga policia e Igumenicës, Athinës, Selanikut dhe Drejtoria e Përgjithshme e Antidrogës. Në një kamion të transportit ndërkombetar u gjeten dhe sekuestruan 213 kg 930 gram marijuane dhe u arrestuan dy grekë 48 dhe 51-vjeç. Kamioni kishte destinacion Gjermaninë ku do të pritej nga një grek 58-vjeç, i cili u arrestua pas bashkëpunimit me autoritetet gjermane. Ndërkohë, dje operacioni vazhdoi në Selanik ku u gjetën të magazinuara 79 pako me 51 kg 984 gram marijuanë që u sekuestruan dhe u arrestua një grek 61-vjeç.

Raportohet se në total u sekuestruan 265 kg 914 gram marijuanë, 2 kamione, 1 furgon, 2800 euro si dhe 4 celularë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: