MITROVICE– Një sherr masiv ndodhi më 7 janar të këtij viti në Mitrovicën e Veriut. Mediat kosovare raportuan se në konflikt u përfshinë 15 serbë. “Lëndime të lehta trupore kanë pësuar 4 burra serbë pasi të njëjtit gjersa ishin duke festuar në një bar janë sulmuar fizikisht nga një grup prej rreth dhjetë personash të dyshuar, serbë, të cilët ishin në gjendje të dehur”, thuhej në një njoftimin e policisë.

Mirëpo, policia nuk ka dhënë më shumë detaje rreth ngjarjes, për të cilën Express mëson se bëhet fjalë për një rrahje mes një grupi kriminal dhe shefit të operativës së Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Zhelko Bojiç. Gazeta mëson se Bojiç ishte duke festuar krishtlindjet ortodokse bashkë me 3 djemtë e tij, përkatësisht shtetasit; V.B, A.B. dhe A.B dhe me miq e familjarë tjerë, kur rreth orës 15:30 në kafe-barin “Sfens”, Urosh Mishiq, një serb i cili është në arrati pasi që kërkohet nga Serbia për një vrasje, bashkë me rreth 10 persona tjerë, e ka sulmuar familjen Bojiç.

Sipas informatave, ata i kanë shkaktuar lëndime në kokë dhe trup personave që ishin pjesë e festës, kurse në këtë rast nga huliganët janë përdorur edhe shishe të qelqit për t’i goditur viktimat si dhe gazi lotsjellës për të dëmtuar viktimat. Mësohet se ka qenë sidomos personi me inicialet V.R. (emër i njohur), ai i cili i ka nxitur të tjerët që vazhdimisht të rrahin dhe godasin zyrtarin policor dhe familjarët e tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: